“Jepi zë” raportoi dje për një rast të rëndë në Mitrovicë, ku një 15 vjeçar është rrëzuar nga një objekt i lartë, e si pasojë ka ndërruar jetë. Policia e ka konfirmuar këtë raportim, duke theksuar se vdekja e të riut është nën hetime, përcjell Jepi zë.
Lajmin e kanë bërë të ditur edhe shkolla ku i riu vijonte mësimin, përmes faqes zyrtare në Facebook. “Të trishtuar dhe thellësisht të pikëlluar për ndarjen e parakohshme të Bleonit, nxënësit tonë të shkollës. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, shoqeve dhe shokëve të klasës dhe gjithë kolektivit të ShFMU Model ”Ismail Qemali””, thuhet në njoftim.
Emri i të ndjerit është Bleon Smakolli.