I riu shqiptari emigroi drejt Italisë për një jetë më të mirë. Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje shqiptare në Itali, ku djali i tyre 19-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme. 19-vjeçari Aurel Doda është aksidentuar në vendin e punës mëngjesin e kësaj të hëne në Perugia, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Doda kishte shkuar pak muaj më parë si emigrant në Itali ku punonte në ndërtim. Lajmi për vdkejken e tij ka prekur të gjithë. Miq dhe familjar kanë ngushlluar familjen Doda për këtë humbje të rënë. “Aurel Doda ja theve zemrën familjes tane, na e theve zemrën si fshat, si zonë dhe ska fjalë tjera me e përshkru këtë tragjedi për fshatin tonë!
Zoti të pastë në parajsë”, ka shkruar një mik i të ndjerit në facebook.
Postimi i tij: