Një ngjarje e rëndë ndodhi të dielën në fshatin Randobravë, ku një person humbi jetën tragjikisht pasi u rrokullis me traktor, derisa po punonte tokën. Mësohet se bëhet fjalë për Nezir Hasanin, 54-vjeçar. Rastin e ka konfirmuar Policia rajonale në Prizren, ndërkohë që edhe familja ka njoftuar për vdekjen e tij, shkruan pemajetes.com.
“Me date 09.10.2022 ndërroi jete babai Nezir Hasani. Ceremonia e varrimit behet me 10.10.2022 ne ora 16:00 ne fshatin Randobravë.”, thuhet në njoftimin e familjarëve të tij në të publikuar në rrjetin social facebook, të cilët kanë marrë ngushllime të shumta nga miq dhe të afërm të tyre, me të ndarë këtë lajm të dhimbshëm.
FOTO: