Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mbrëmje, në fshatin Kuqicë të Skenderajt, ku një person familjar i tyre gjetur pa shenja jete në lum., Ky rast ka tronditur familjen Fejza, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Sadikut, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima në fshatin Kuqicë të Skenderajt është 66-vjeçari, Sadik Fejza. Ditën e diel, i ndjeri kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.
Të shqetësuar për fatin e tij, familjarët kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, të cilët i kanë informuar se nuk dinë asgjë për vendndodhjen e 66-vjeçarit.
Policia bashkë me familjarët janë mobilizuar dhe janë vënë në kërkim të të moshuarit. Sinjali mëson se një familjar i viktimës ka hasur sot gjatë ditës në një trup i cili dyshohej se ishte pa shenja jete dhe për të cilin kishte dyshime se mund të jetë 66-vjeçari.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi mjekësor i Emergjencës bashkë me njësitë tjera relevante, me ç’rast pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.