Një ngjarje e rëndë ndodhi dje pasdite në Komoran, ku si pasojë e një aksidenti tragjik humbën jetën dy persona. Viktimat janë Përparim Ahmeti dhe gruaja e tij Mihane Ahmeti nga fshati Resinovc i Komunës së Lipjanit.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar edhe një 26-vjecare, e cila jeton në Gjermani. Sipas ekipeve mjekësore në Qendrën Emergjente në QKUK gjendja e të lënduarës është stabile. Me të marrë lajmin e rëndë, familjar dhe miq kanë dhënë njoftimin e tyre në rrjetin social facebook, ku kanë shprehur ngushllimet e tyre më të sinqerta.
“Njoftim! Me pikëllim të thellë njoftojm miq,shokë e dashamir tanë, që sot me datë 24.10.2022 kanë ndërruar jetë Vëllau im Përparim Zymer Ahmeti bashk me gruan e tij Pas një aksidenti tragjik rrugor! Për varrim ju njoftojm ndërkohë. Me respekt Familja Ahmeti”, ka shkruar në facebook familjari viktimave, Ramiz Ahmetii.
Edhe Komuna e Lipjanit, nëpërmes faq%s së saj zyrtare, i ka shprehur ngushllime familjes Ahmeti.
TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES AHMETI NGA RESINOVCI
Kryetari Imri Ahmeti në emër të të gjitha institucioneve të komunës së Lipjanit, ngushëllon familjen Ahmeti.
E nderuar familje Ahmeti,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta në aksidentin tragjik ku humbën jeten Përparim dhe Mihane Ahmeti nga fshati Resinovc.
Me këtë rast bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët, shokët, miqët dhe të gjithë atyre që i njohën.
Ngushëllime!