I riu Arbër Shaqiri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Lajmin e ka bërë të ditur një e afërm e tij, e cila ka konfirmuar se shkaktar ishte një aksident që ndodhi në Shkup, shkruan 02 Press.
“Në aksident komunikacioni humb jetën Arber Shaqiri Shumë e rand me shkru për ty. Shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë atyre që e njohën. Allahu të dhashtë XHENETIN vlla ??”, shkruan Ina Shaqiri. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi i çiklistëve.
“Me keqardhje ju njoftojmë se sot ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin një veturë ka goditur dy çiklist nga Shkupi, në unazën në Shkup (Radishani) drejtimin nga Tetova.Në aksidentin ka humbur jetë shoku ynë dhe njëkohësisht anëtari i klubit Phoenix Cycling Team, Arbër Shaqiri.Në emër të klubit, shprehim ngushëllimet më të thella familjarëve dhe të afërmive”, thuhet në njoftimin e Klubit të Çiklistëve.
Pas me të marrë lajmin për vdekjen e Arbërit, ngushllime familjarve ju kanë dërgu edhe faqja “Marakli t’Biciklave”.
“Me dhembje të madhe morrëm lajmin për një aksident të rëndë, në të cilin një veturë ka goditur dy çiklist, viktimë e këtij aksidenti mbeti çiklisti shqiptar Arbër Shaqiri nga Shkupi, aksidenti ka ndodhur në unazën Shkup(Radishani) drejtimin nga Tetova. Apel ngasësve që të zbatojnë rregullat e komunikacionit me rastin e shpejtësis se lëvzijes me automjete, si dhe të jenë të vëmendshëm dhe të kenë kujdes të vazhdueshëm në respektimin dhe kujdesin ndaj pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion e në veqanti çiklistëve. Shprehim ngushëllimet më të thella familjarëve dhe të afërmeve”, shkruhet në faqen “Marakli t’Biciklave”.
I riu Arbër Shaqiri la pas gruan dhe dy fëmijë.