Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në autostradën ’Ibrahim Rugova’, saktësisht në Vërmicë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është Sabahudin Sijariq, i cili ishte pjesë e stafit shëndetësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë me dije për Sinjalin se vdekjen e të ndjerit ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, teksa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren.
Njoftimi nga një mil i të ndjerit: