Ky është personi që u gjet i varur në ballkon të banesës nga djali i tij. Një person dyshohet se i ka ka dhene fund jetes mëngjesin e sotëm në Pejë. Burime të Rajonit bëjnë të ditur se viktima është Ukë Berisha nga Peja.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Azem Lukaj” në Pejë. Sinjali mëson se i ndjeri është gjetur i varur në ballkon nga djali i tij. Nuk dihet ende arsyet që kanë çuar të ndjerin deri te ky akt. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër. Familjen Berisha e ka ngushlluar edhe ish-kryeministri RAMUSH haradinaj. “Familja Berisha i dha Atdheut dëshmorë, martirë e luftëtarë të dalluar të lirisë. Sot jemi me ta, për ta ndarë dhembjen pas vdekjes tragjike të Ukë Berishës. Bashkëndjejmë dhe ngushëllojmë familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët.”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i HARADINAJT: