Ka ndërruar jetë laboranti Enver Bunjaku, i cili ka punuar në QMF V në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Bunjaku është cilësuar si profesionist i pashoq, transmeton Gazeta Shneta.
“Ishte një punëtor me vlera të larta humane dhe një profesionist i pashoq që me dekada iu përkushtua profesionit dhe ishte i palodhshëm në sherbim të qytetarëve. Në emër të QKMFsë ju shprehim ngushllimet më te sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve që ndanë një pjesë te jetës dhe të punës bashkë!”, thuhet në njoftim. Ngushëllime ka shprehur edhe Oda e Infermierëve të Kosovës.
“Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e papritur të Enver Bunjakut- laborant në QMF-V në Prishtinë. Bunjaku ishte një shembull punëtori me vlera të larta dhe një humanist i pashoq. Ai iu përkushtua profesionit dhe ishte i palodhshëm në ofrimin e shërbimeve ndaj pacientëve. OIK ju shprehië ngushllimet më te sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve të kolegut Enver Bunjaku”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Shneta/