Sot ka ndërruar jetë profesoresha e Gjuhës Shqipe Lulije Kukaj Buzhala. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në Facebook duke kujtuar dhe vlerësuar figurën dhe rendësin që profesoresha ka pasur në shoqëri.
Lulije Kukaj Buzhala ishte një aktiviste e çështjeve kombëtare e cila kontribuoi në edukimin e shumë gjeneratave gjatë periudhës së para luftës.
Njoftimi i plotë:
Sot paska ndrru jetë e mira, shoqja jonë, Lulije Kukaj Buzhala, profesoreshë e Gjuhës Shqipe. Ishte aktiviste e ditëve të para për të mirën kombëtare, me gjithë familjen e saj, në krahë të presidentin Ibrahim Rugova…!
Një laps kujtim dhuratë nga presidenti historik e ruante me fanatizëm dhe si diqka shumë të vlefshme dhe çdo here e tregonte me krenari momentin kur i ishte dhuruar…!