Në moshën 34 vjeçare, pas një aksidenti që pësoi mbrëmë në Hajvali, ka ndërruar jetë, Arban Sopjani. Lajmi bëhet edhe më i rëndë, pasi i ndjeri la pas nënën, gruan dhe një vajzë, shkruan Rajoni.org. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi faqja e fshatit të tij.
Postimi i plotë:
Njoftim Mortor: Ndërron jetë Arban (Asllan) Sopjani!
Në moshën 34 vjeçare, pas një aksidenti që pësoi mbrëmë në Hajvali, ka ndërruar jetë shoku dhe banori ynë i dashur, Arban Sopjani.
Arbani la pas gruan dhe vajzën, nënën, vëllezërit Shkëlqim e Driton Sopjani, familje të gjerë e të dashur dhe tërë lagjen tonë, me kujtimet dhe mendimet më të mira për të.
Ngushëllime familjes Sopjani dhe tërë komunitetit për humbjen e madhe!
* (Për kohën e varrimit do të ju njoftojmë përsëri)!