Një lajm I kobshëm për familjen Sylejmani në fshatin Bradash të komunës së Podujevës. Ka ndërruar jetë në moshë të re anëtarja e kësaj familje, Sebahate Sylejmani, e cila ishte vetëm 47-vjeçe, shkruan pemajetes.com.
Familja e të ndjerës ka njoftuar përmes një postimi në facebook, se varrimi i saj do të bëhet nesër, të dielën, në ora 13:00 te varrezat e fshatit Bradash të Komunës së Podujevës.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë miqtë, familjarët dhe farefisin e gjerë se ndërroi jetë Sebahate Osmani Sylejmani. Varrimi i të ndjerës bëhet me datën 11 dhjetor në varrezat e fshatit Bradash nga ora 13:00.”, ka qenë njoftimi I familjarëve të të ndjerës Sebahate Sylejmani.
Familja nuk ka bërë të ditur shkaqet që çuan në vdekjen e saj në moshë të re. Me të marrë lajmin e kobshëm, familjarë dhe miq të familjes Sylejmani kanë shprehur ngushllimet e tyre më të sinqerta për humbjen e Sebahates. /Pemajetes.com