Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë së dielës mbrëma në Itali, në rrugën Via Emilia në Parma. Si pasojë katër persona me origjinë shqiptarë kanë vdekur. Sipas mediave italiane v iktima është 22-vjeçarja Shane Hyseni si dhe tre fëmijë të moshës 2, 8 dhe 12 vjeç.
Ndërkaq i p lagosur ka mbetur një burrë i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. “Viktimat janë: Shane Hyseni, 22 vjeç, nëna e Mattias Lame , 1 vjeç e gjysmë, Rejana Hyseni , 8 vjeç dhe Resat Hyseni , 11, motra dhe vëllai i Shanes. 30-vjeçari është partneri dhe babai i Mattias Lame”.
Sipas raportimeve makina tip Fiat Stilo raportohet se është përp lasur me një shtëpi të pabanuar. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit tragjik, ndërsa nga pamjet në vendngjarje shihet që makina është shkatërruar plotësisht.