Disa tërmete të fuqishme që goditën këtë të diel Turqinë, lanë të vdekur më shumë se 1300 njerëz, sipas raportimeve të fundit. Me mijëra raportohet se gjithashtu janë të lënduar, e shumë tjerë të zhdukur. Në mesin e të vdekurve është edhe portieri, Ahmet Eyup Turkaslan, i cili u gjet i vdekur nën rrënoja, transmeton Gazeta Express.
Lajmi për vdekjen e tij u konfirmuar nga trajneri, Yalmaz Vural. “Ua dhashë lojtarëve dy ditë pushim pas ndeshjes. Shumë nuk ishin në Malatya. Vetëm portieri ynë i dytë, Ahmet Eyup Turkaslan, ishte atje. Gruaja e tij u shpëtua. Jam i shkatërruar”. tha ai. 28-vjeçari ishte portier i Yeni Malatyaspor. Ai në mëngjes ishte raportuar si i zhdukur, pasi ndërtesa ku jetonte u shemb. Turkslan regjistroi 94 paraqitje në total si futbollist profesionist.
Njoftimi i plotë: