Ka vdekur në moshë të re reperi i njohur kosovar, Arlind Gjikolli – Gjikla. Ish-anëtari i bendit WNC nga Peja, viteve të fundit ka ushtruar edhe detyrën e Drejtorit Operacional në Telegrafi. Ai ndërroi jetë nga një sëmundje e shkurtër, me të cilën u përballë kohëve të fundit.
Arlind Gjikollit, i njohur si Gjikla, do t’i jepet sot lamtumira e fundit në varrezat e qytetit të Pejës. Gjikla, vdiq dje në moshën 41-vjeçare, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00. Lajmi për vdekjen e tij i ka pikëlluar të gjithë.
Shoqëria dhe fanatikët e muzikës së tij vërshuan në rrjetet sociale me ngushëllime për familjen e të ndjerit. Lajmin për shuarjen e tij, e ka konfirmuar edhe bashkëshortja e Gjikollit, Vjosa Loci Gjikolli. Ajo ka shkruar shkurt, duke thënë se një zemër e mirë u ndal sot. “Nje zemer e mire u ndal… 08.07.1981-05.12.2022. T’du perjete❤️”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj: