Podujeva është zgjuar sot me lajmin e kobshëm të shkuarjes nga kjo botë të Gazmend Mulliqit. I riu llapjan ka ndërruar jetë papritur, derisa varrimi i tij do të bëhet sot me fillim nga ora 15:00, në varrezat tek Hekurudha në qytet. Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe shokët e të ndjerit, shkruan pemajetes.com.
“Të dashur miq, Gazi na la shumë heret. Informoj familjarët dhe miqt se vëllau Gazmend Mulliqi ka ndërruar jetë! Varrimi i të ndjerit bëhet sot, e shtune, 26.11.2022, ora 15:00, në varrezat e qytetit, në Podujevë. Lamtumirë vëlla”, ka shkruar një familjar i Gazmendit në profilin e tij në facebook.
Njoftimi i tij: