Ka vdekur në moshë të hershme, Muhamet Islami. Vdekjen e Ismalit e njoftoi ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi. Nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në vdekjen e tij, por dihet se ai ishte i martuar dhe pas vetes ka lënë dy fëmijë, shkruan pemajetes.com.
“Sot, në moshën 34 vjeçare, vdiq nipi ynë, Muhamet Islami. Ishte njeri i dashur, djalë i vyeshëm, babë i mrekullueshëm i dy fëmijëve të tij që ka lënë pas vetes. Jemi krenarë që të patëm!
I lehtë të qoftë dheu nipi im ! Dritë pastë shpirti ytë dhe i perjetshëm do të mbetet kujtimi për ty!”, ka shruar Mehdi Halimi.
Pas njoftimit të këtij të fundit, familja Islami ka marrë dhjetëra mesazhe ngushëllimi nga farefisi, miqtë dhe nga bashkatdhetarët brenda dhe jashtë vendi. Lajmi për vdekjen e tij është publikuar edhe nga miqtë e të ndjerit si dhe nga disa portale në Kosovë.