Ka vdekur në moshë mjaft të re Qendresa Sejdiu Hoxha. Lajmi për vdekjen e saj ka mërzitur dy familjet Sejdiu dhe Hoxha. Lajmin për vdekjen e saj e kane bërë familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Te dashur familjar, miq e dashamire, me zemer te thyer dhe me dhembje te madhe ju njoftoj se sot me 03.02.2023 pas nje lufte me semundje te pasherueshme nderroi jete nusja e shtepise sone, vajza jone Qendresa Sejdiu Hoxha. Varrimi i te ndjeres behet ne ora 13:00,ne fshatin Zaskok”, kanë njoftuar familjarët e të ndjeres përmes një postimi në rrjetin social në facebook.
“Në mëngjesin e sotëm iku në amshin Qëndresa! Qëndresa ishte mbesa e jonë,vajza e kushërirës dhe ky engjull dy vjet radhazi luftoi me sëmundjen dhe qëndroi stoikisht m’u ashtu edhe siç e kishte emrin! Qëndresa sot na la dhe iku në përjetësi. Zemërthyer,por do të kujtojmë dhe i paharruar e i përjetshëm do të jetë kujtimi për ty! Pusho qetë në tokën arbërore mbesa e dajës!”, ka dedikuar një familjar i të ndjeres.
Njoftimi mortor: