Pas disa javësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të shtunën ka ndërruar jetë një person që ishte aksidentuar në Ozdrim të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.
I ndjeri ishte përfshirë në një aksident trafiku më 24 dhjetor të vitit të kaluar dhe më pas ishte dërguar në këtë qendër për trajtim, si pasojë e lëndimeve të rënda. Por përkundër intervenimeve, viktima fatkeqësisht s’ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur.
Pasi Policia mori informacionin nga spitali, njësitë përkatëse dolën në vendin e ngjarjes, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML që t’i bëhet obduksioni. /GazetaSinjali/