Nëna e dëshmorit të kombit, Burim Veliqi nga Polluzha, Sherife Veliqi ka vdekur. Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku në Facebook. Ai e ka përshkruar atë si grua fisnike, nënë e fortë dhe krenare që i fali Kosovës një djalë trim si Burimi.
“Me dhembje e pikëllim mora lajmin se ka ndërruar jetë Sherife Veliqi, nëna e dëshmorit të kombit Burim Veliqi nga Polluzha. Nëna Sherife ishte grua fisnike, nënë e fortë dhe krenare që i fali Kosovës një djalë trim si Burimi, sot dëshmor i lirisë!”, ka shkruar Lushtaku në profilin e tij në facebook.
Postimi i plotë: