Oda e Infermierëve të Kosovës njofton për vdekjen e parakohshme të Xhylazim Istrefit, infermier në Sektorin e Mjekimit Urgjent të Qendrës së Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë. Oda e Infermiëreve teksa shpreh ngushëllime thotë se “gjithë do të kujtojnë Istrefin si një punëtor të zellshëm, dhe humanist me vyrtyte të larta njerëzore”.
“Vdekja e parakohshme e Istrefit, na ka prekur gjithë miqtë, familjen dhe komunitetin infermieror. Gjithë do të kujtojnë Istrefin si një punëtor të zellshëm, dhe humanist me vyrtyte të larta njerëzore; gjithmonë i gatshëm që gjithë pacientëve t’iu ofrojë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm”, kanë njoftuar Oda e Infermierëve.
Njoftimi i plotë i Odës së Infermierëve:
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve shëndetësorë me pikëllim është njoftuar për vdekjen e parakohshme të Xhylazim Istrefit, infermier në Sektorin e Mjekimit Urgjent të Qendrës së Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë.
Vdekja e parakohshme e Istrefit, na ka prekur gjithë miqtë, familjen dhe komunitetin infermieror.
Gjithë do të kujtojnë Istrefin si një punëtor të zellshëm, dhe humanist me vyrtyte të larta njerëzore; gjithmonë i gatshëm që gjithë pacientëve t’iu ofrojë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm.
Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella.