Gjendet një person i vdekur në lumin Ibër. Një grua e nacionalitetit serb, rreth moshës 80-vjeçe është gjetur sot pa shenja jete në lumin Ibër, në Zubin Potok.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, i cili tregoi se një natë më parë familjarët e saj e paraqitën zhdukjen e saj në polici. Sipas tij, trupi i saj është gjetur pranë lumit Ibër pa shenja të dhunës.
“Për shkak se familjarët e viktimës kishin gjetur shkopin që i ndihmonte asaj për të ecur, dyshimet janë se ajo kishte rënë në lumë. Policia nga mbrëmë filloi kërkimet me njësitet relevante, ndërsa sot, pas orës 10:30, u gjet trupi i saj. Shenja të dhunës nuk ka pas”, ka thënë Hoti.
Një grua e nacionalitetit serb, rreth moshës 80-vjeçe është gjetur sot pa shenja jete në lumin Ibër, në Zubin Potok.