“E ka dashtë shumë Kosovën, këtu po e varrosim”/ Vdes tragjikisht mërgimtari në Gjermani, flet familjari i tij.
Familja Sallauka nga Prizreni po përjeton një rast të rëndë që disa ditë. Djali i tyre 24-vjeçar, Gentriti, humbi jetën tragjikisht në Gjermani, atje ku edhe jetoi. I riu ndërroi jetë pasi u godit nga një veturë tjetër, shoferi i të cilës po ashtu vdiq. Kjo ngjarje ka lënë të pikëlluar gjithë familjen e miqtë e të ndjerit.
Kështu ka bërë me dije një familjar i viktimës, i cili tha se Gentriti humbi jetën më 5 korrik, por ata vendosën që ta varrosin në Kosovë, ndonëse ai ishte lindur e rritur në shtetin gjerman.
Me dhimbje të thellë, ai njoftoi se varrimi i më të dashurit të tyre, që e quanin ‘Geni’, do të bëhet nesër, me ikindi.
“Gentriti ka lindur në Gjermani, por e ka dashtë shumë Kosovë. Për këtë arsye kemi vendosur me varros në Kosovë.
Ai (i ndjeri) ka qenë në rrugën e vet, vetura tjetër direkt e ka goditur dhe të dy në vend kanë vdekur. Vetëm një shok i tij, që ishte pasagjer ka shpëtuar”, tha familjari i tij për Sinjalin.