E mbani mend Noçen që bëri namin në ‘Big Brother 1’? Nuk do ta besoni si duket ajo sot.
E njihni shumë mirë si vajzën ekstravagante dhe pa tabu që bënte spektakël në “Big Brother”, por edhe pas spektaklit.
Najada Konomi ka vite që nuk është shfaqur në ekran, sepse tashmë po bën jetën e një nëne.
Ajo ka dy fëmijë nga martesa e saj dhe pkëtë verë ka vendosur që të shfaqet në plazhet shqiptare me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Ndonëse larg ekranit, ajo ka ndryshuar shumë, e megjithatë edhe pse është bërë nënë e dy fëmijëve ka ruajtur format trupore. Noçja, e cila dikur kishte shumë fansa, sot po bën një jetë të qetë familjare larg zhurmës mediatike.
Vetëm pak kohë më parë, ajo u bë nënë për herë të dytë. Tashmë pushimet e tyre do të bëhen me 4, duke zgjedhur bregdetin e jugut, ndonëse me dy fëmijë të vegjël. Këto foto sjellin më së miri tablonë e jetës së re që ish-banorja e “Big Brother” tashmë ka.