Gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka rrëfyer së fundmi marrëdhënien e tij me vajzat Mishel dhe Alis. Ai ka qenë i ftuar në “Wake Up” ku ka folur për udhëtimet e tyre familjare. Jo vetëm kaq por ai ka treguar edhe një moment kur vajza e tij Mishel i ka kërkuar një gjë të shtrenjtë. Vetë gazetari zbuloi se nuk ia ka blerë si dhe ka treguar edhe arsyen.
“Me Mishelin kam udhëtuar më shumë, e kam marrë me vete shpeshherë në udhëtimet e mia. Kam menduar gjithmonë që udhëtimet do t’i jepnin avantazh në tavolinat e përditshme. Madje njëherë kur ishte e vogël, më kërkoi t’i bleja diçka që ishte e shtrenjtë dhe në gjykimin tim nuk vlente.
Shiko videon më poshtë:
Unë i quaj komplet shpëlarje truri markat dhe i thashë jo, nuk ta blej dhe po justifikohej që e kishin dhe shoqet. I thashë shiko kur të shkosh në shkollë do kuptosh që ti ke shpenzuar më tepër për të udhëtuar me mua dhe do të vlejë më shumë sesa shpenzimet për një bluzë.
Vitin e dytë a të tretë të shkollës më tha: Kishe të drejtë, në shumicën e tavolinave unë dal që kam udhëtuar më shumë. Ishte shumë e kënaqur dhe besoj që ja vlejti”, theksoi Blendi në “Wake up”.