Ndërsa teknologjia evoluon, njëjtë po ndodhë edhe me metodat e hajdutëve për të marrë atë që shohin. Sidomos kur bëhet fjalë për një pjesë dhe jo për të gjithë makinën, ku tashmë kanë zhvilluar aftësi mahnitëse.
Në videon e mëposhtme, rast ky që dyshohet se ka ndodhur në Brazil, shihet një hajdut që ka shënjuar një Porsche Panamera.
Skena është e pabesueshme, pasi i gjithë procesi zgjat 29 sekonda, ku hajdutit i duhen vetëm 14 prej tyre për të hequr dritat e veturës.
Vet kompania e ka pranuar se të gjitha Panamerat e ndërtuara deri në vitin 2018 e kanë këtë problem. Nga viti 2019 e në vazhdim, kompania shtoi disa siguresa speciale që të mos hiqen aq lehtë.
Veç që shiten si pjesë rezervë, trupat e ndriçimit specifik kanë edhe një përdorim tjetër. Drita e fuqishme e tyre përdoret në kultivimin e marihuanës në ambiente të mbyllura, pasi ndër të tjera kanë edhe konsum të ulët, në mënyrë që faturat e larta të energjisë elektrike të mos ngjallin dyshime.
Vjedhja e pajisjeve të ndriçimit është rritur shumë dhe ka të bëjë me të gjitha markat kryesore luksoze.
Tashmë është fakt që prodhuesit duhet t’i dizajnojnë makinat e tyre bazuar në atë se sa e lehtë është të vidhet një pjesë, veçanërisht ato më të shtrenjta. Dhe tashmë ka nisur të diskutohet se çfarë do të ndodhë nëse synohen edhe bateritë e makinave elektrike.