E rëndë: Për një gotë vaji, burri e gjuan gruan nga shkallët.
Një ngjarje e rëndë dhune ka ndodhur brenda një familje në Korçë.
Incidenti ka ndodhur gjashtë ditë më parë, kur Fatos Mulla ka hedhur nga shkallët e shtëpisë bashkëshorten e tij, D.Mulla, 55 vjeç, duke i shkaktuar thyerje të këmbës së djathtë.
Sipas Klan TV, bashkëshorti e ka mbajtur 55-vjeçaren në banesë deri ditën e djeshme e më pas e ka dërguar në spital, ku e dhunuara ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.
Ajo ka thënë se shkak për ngjarjen është bërë një motiv banal, një gotë vaji.

E dhunuara ka bërë denoncimin sot para Policisë, ndërsa bashkëshorti u shoqërua në komisariat për të dhënë deklaratën e tij.
Përgjatë këtyre ditëve, bashkëshorti nuk e ka lejuar të kontaktojë me familjarët e saj. Vajza e vetme e çiftit jeton prej vitesh në Itali.