Një foshnjë në Brazil ka lindur me bisht 6 centimetër të gjatë.
Mjekët i hoqën vajzës bishtin 6 cm të gjatë që ishte e mbuluar me lëkurë dhe i dilte nga shpina. Fotot e pabesueshme para dhe pas të publikuara në një revistë mjekësore e tregojnë atë tre vjet pas operacionit që i ndryshoi jetën.
Historia e vajzës së paidentifikuar u botua në Journal of Pediatric Surgery Case Reports. Vajza lindi me spina bifida, një defekt i rrallë i shtyllës kurrizore që ndodh në mitër duke shkaktuar një boshllëk në shtyllën kurrizore.
Kjo, sipas mjekëve që e trajtuan vajzën, ndoshta duhet të fajësohet që ajo ka një bisht. Kirurgjia gjithashtu mbylli vrimën, si dhe shpëtoi nga bishti. Mjekët nga një spital për fëmijë në Sao Paolo, thanë se bishti doli nga rajoni lumbosakral zona që lidh shtyllën kurrizore me legenin. Mjekët e diagnostikuan bishtin si ‘pseudo-bisht njeriu’.
Pseudobishtat janë rritje që i ngjajnë bishtit, por që shkaktohen nga probleme të shtyllës kurrizore ose tumore. Ata janë të ndryshëm nga bishtat e vërtetë, të cilët përmbajnë muskuj, enë gjaku dhe nerva, por jo kocka.