Një 11-vjeçare dyshohet se është abuzuar nga një mik i të atit të saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet. Familja nga Saranda, që i përket komunitetit rom jetonte me qira në Tiranë. Astrit Terolli është shoku i babait të 11-vjeçares, raporton Top Channel.
Raportohet se ai ka shkuar për vizitë në shtëpinë e mikut të tij dhe kur e ka gjetur vetëm 11-vjeçaren, ka kryer abuzimin ndaj saj. Vajza më pas u ka treguar ngjarjen prindërve, të cilët kanë bërë denoncimin në polici. 55-vjeçari është arrestuar këtë të mërkurë, ndërkohë që ka nisur hetimi ndaj tij.
Mediat shqiptare më vonë kanë zbuluar edhe identitetin e 55-vjeçarit, ai është Astrit Terolli. Situata bëhet dhe më e trishtë, pasi Terolli ishte shoku i babait të vajzës dhe kishte shkuar në shtëpi për të takuar këtë të fundit. Mësohet se pasi kishte gjetur vajzën vetëm ai kishte abuzuar me të. Terolli është arrestuar nga policia e Tiranës.