Të premten e 25 nëntorit, vendi u tmerrua nga një ngjarje makabre që ndodhi në Prishtinë. Atë dyshohet se e shkaktoi Izet Godeni, kur e vrau gruan e tij duke e goditur me sëpatë, derisa 63-vjeçarja, thuhet të ishte në gjumë. E më pas, 70-vjeçari u vetëdorzua në polici me të nisë muzgu, të cilët më pas ia konfiskuan sëpatën me të cilën dyshohet se kreu vrasjen.
Rasti i ndodhur i tmerroi banorët e lagjes Tophane, të cilët çiftin e përshkruajnë si të qetë e pa probleme, njofton Klan Kosova. Sadije Godeni, qe 28 vjet ishte mësimdhënëse në shkollën “Dardania”. Të pikëlluar fort, kolegët e të ndjerës thonë se e priten që ajo të dilte para nxënësve edhe të premten. Edhe pse kishin muhabet të gjatë një ditë më parë, drejtori thotë se 63-vjecarja nuk shfaqi asnjë shenjë që diçka nuk ishte në rregull.
Video më poshtë:
Nxënësit thonë se nga mësuesja e ndjerë kanë veç kujtime të mira. Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës thonë se shkaqet që quan në këtë ngjarje nuk dihen ende, e siç mëson televizioni ky është rezultat i mosdeklarimit të të dyshuarit në lidhje me atë që ndodhi në shtëpinë që jetonin veç çifti.
Sipas avokates së të dyshuarit, Myrvete Hashani-Jashari, klienti është në gjendje të mirë psikologjike dhe se seanca për shqiptimin e masës ose jo të paraburgimit të tij do të