Në rrjetin social Facebook janë publikuar pamje të rënda ku shihet në Tiranë një person, i cili dyshohet se është shoferi i autobusit që shihet në video, duke goditur një person të moshuar me shuplakë. Sipas “JOQ Albania”, videoja është filmuar katër ditë më parë.
“Kjo video ka mbërritur sot në redaksinë e JOQ ALBANIA dhe është filmuar nga gazetarët e medias online ‘miksnews’, 4 ditë më parë. Ata shpjegojnë për JOQ se në Astir, ka ndodhur një sherr midis shoferit të autobusit dhe një pasagjeri (i moshuari që goditet), i cili ishte duke zbritur nga autobusi, kur dera mbyllet me shpejtësi duke zënë nipin e tij 7 vjeçar (djali që qan). Në debat e sipër i moshuari tenton ta godasë shoferin, pasi i ishte dëmtuar nipi, por dy të rinjtë e godasin të moshuarin duke e shtyrë dhe ofenduar gjithashtu”, thuhet ndër të tjerash në postim.
Shiko videon duke klikuar KETU: