Një person është arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se nga pakujdesia ka goditur me veturë katër këmbësorë. Sipas policisë, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Rasti është inicuar si aksident trafiku ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Brigada 123, Suharekë 12.01.2023-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka goditur katër këmbësor tre meshkuj dhe nj femër të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se Policia e Kosovës, ditë më parë, ka apeluar te pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës, për siguri më të madhe në trafik gjatë verës, tash kur është vënë re fluks më i madh i veturave në rrugët e Kosovës.