“Për mua divorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë. Jam unë ajo që e kam provuar. Kam qenë edhe palë e tretë, kam qenë edhe palë e parë, por në fakt divorci ka shkaqe të tjera”.
Kanë qenë këto deklaratat e dhëna nga sipërmarrësja Arba Gramo, e cila e ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, ka habitur me deklaratat e saj.
E pyetur nga moderatorët Arjon Muça dhe Arjola Shehu, sipërmarrësja thotë se meshkujt kur kanë edhe grua edhe dash.nore u duket sikur kanë trofe. Ndër të tjera, e ftuara dha detaje nga historia e saj personale.
“Në përballje reale në marrëdhëniet e mia pas divorcit. Familjet e këtyre djemve dhe shoqëria mendonin se isha personi negativ në këtë marrëdhënie”.
E pyetur nëse është më mirë që një grua e divorcuar të gjejë të ngjashmin e saj pra një burrë të divorcuar, Arba u shpreh se nëse ndodh një divorc, thjesht ndodh.
“Unë kam qenë dhe e treta në një marrëdhënie, kam qenë dhe e para, dhe kam pas të tretë etj., pra i kam provuar të gjitha këto pozicione.
Për mua divorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë, që hyn në mes të një gjëje të konsoliduar”-rrëfeu Gramo mbi temën e emancipimit të gruas në shoqërinë shqiptare pas divorcit.
Mes të tjerave farmacistja dhe sipërmarrësja, Arba Gramo, u shpreh hapur se vetëm gratë paragjykohen në rastet e martesave të dështuara ndërsa meshkujt kanë jo vetëm mundësinë më të madhe por madje marrin edhe çmime nga shoqëria nëse mbajnë edhe martesën, edhe kanë një rresht dash.noresh.
“Bravo, djalë i zgjuar i djalë i mençur ai. Fatkeqësisht është kështu”-u shpreh Gramo.