Një rast i rëndë që ka ndodhur sot në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë “Orenda”. Një grua e moshuar shihet duke u rrahuar brutalisht nga infermierët e kësaj shtëpie. Familjarët e të moshuarve që kanë qenë duke jetuar në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” kanë nisur t’i heqin ata nga kjo shtëpi.
Shtëpia e të moshuarve “Orenda” në faqen e saj në Facebook ka njoftuar se katër infermiere janë suspenduar të martën lidhur me rastin. Sipas dokumentit të publikuar nga kjo shtëpi, ato janë suspenduar për sjellje të pahijshme. Deri tash tre të dyshuar janë në ndalim për 48 orë.
Pamje nga vendi i ngjarjes: