Luizi dhe Efi, miqësia e të cilëve, krijoi një atmosferë ‘dashuri dhe urrejtje’. Pas përfundimit të prime-t, ku u thanë shumë fjalë që nënkuptonin ‘fundin’ e një miqësie, ata kanë festuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kanë kënduar, kërcyer dhe në festën e tyre nuk ka munguar as pijet, ku duket se e kanë tepruar paksa. Teksa ishin ulur në tavolinën e ngrënies, Luizi pyet Efin nëse ‘Kiara a më do jashtë?”.
Pjesë nga biseda: Luizi: Kiara a më do jashtë? Efi: Je shumë i mirë për jashtë. Luizi: Po të pyes, Kiara a më do? Efi: Të do, por është një keqkuptim mes nesh.
Luzi: Keqkuptim mes ju të dyjave. Kiara më do, ti më do. Efi: Dashuri miqësore e dashuri dashurore. Luizi: Ça keni ju me njëra-tjetrën punë për ju. Kiara më do, ti më do.
Efi: Të do, nuk ndërhyj në atë pjesë. Luizi: Po pra, ti më do, Kiara më do. Efi: Unë të kam shumë xhan. Luizi: Po pra, në mënyrat e tua. Ti më do me mënyrën tënde, Kiara me të veten.