Në jetën e çdo njeriu herët a vonë vjen momenti kur ai vendos të krijojë familje. Dhe kjo dëshirë është edhe më e fortë nëse do të takonte “të njërin”, të vetëmin. Nëse synimet e një mashkulli janë serioze dhe ai dëshiron që martesa e ardhshme të jetë e fortë dhe dashuria të zgjasë gjatë, ai duhet të mendojë me kujdes se si t’i propozojë një vajze.
Një moment i bukur është parë sot në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Një mërgimtar nga Zvicra ka vendosur që t’i propozoj të dashurës së tij në Kosovë, sapo ka zbritur në aeroport. Në video shihet momenti kur mërgimtari ulët në gjunjë dhe i vendos unazën të dashurës së tij, e cila u emocionua nga kjo befasi.
Shiko videon: