Aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci ka deklaruar në emisionin Libero të Resul Sinanin se ka parë dritën e “zotit” dhe se ai është një besimtar. Për të gjitha këto ai ka thënë se është duke e shkruar një libër, derisa atij “i dhimbsën njerëzit që nuk janë besimtar”.
“Unë jam besimtar, aty nuk kam dilemë sepse e kam parë dritën e Zotit! Vërtetë po, por ai është tregim tjetër, e kam shkruar librin kur tani e përshkruaj dhe aty nuk kam kurrfarë dileme dhe më dhimbsën njerëzit që nuk janë besimtar, m’dhimbsën! Të mjerë janë! Vërtetë po!”, ka thënë fillimisht Petrovci.
“Por, nuk kam asgjë kundër tyre, natyrisht është punë e tyre! Po kam frikë me shku të Zoti sepse me ka dhënë shumë mundësi dhe unë nuk kam bë asgjë, në krahasim me atë së sa mundësi me ka dhënë. Kur them mundësinë, ma ka dhënë zërin, ma ka dhanë mendjen, ma ka dhënë talentin për skenë, për komponim, për këndim, për instrument, ma ka dhanë shëndetin, e unë vetëm kam qenë shqiptar”.
Tutje, aktori i njohur ka thënë se nuk ka mundur kurrë atë që është shqiptar, derisa ka thënë se edukatën e ka pasur shumë të keqe. “E tmerrshme! E tmerrshme! Po këtë nuk kam mundur që ta tejkaloj kurrë, se jam shqiptar. Kjo me ka pengu! Edukatën shumë të keqe e kam pas, në krahasim me atë çfarë unë jam, duhet të merremi vesh çfarë po flas!