Familja Halimi nga Shtedimi i Podujevës ka falur gjakun e 30 vjeçarit Adnan Halimi i cili vdiq mbrëmë si pasojë e aksidentit në rrugën Prishtinë – Merdarë, gjegjësisht në fshatin Shtedim. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një biçikletë ku për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka humbur jetën.
Kurse sot është bërë varrimi i të ndjerit. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, familja e të ndjerit ia ka falur familjes Musa gjakun e birit të tyre pas ceremonisë së varrimit të 30-vjeçarit.
Shiko videon: