Policia e Kosovës ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e Sokol Halilit, të dyshuarit për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare, Hamide Magashit. Por, i njëjti s’ka pranuar të dorëzohet dhe ka vrarë veten, në shtëpinë e tij në Shtime.
Gazeta Insajderi është duke raportuar nga vendi i ngjarjes nga ku sipas pamjeve të siguruara nga atje shihet se edhe forenzika janë në shtëpinë e dorasit, Sokol Halilit. Në pamjet e siguruara nga Insajderi shihet edhe babai i tij, Halili Halili teksa del nga shtëpia. Në anën tjetër, 36 vjeçarja e cila u vra në oborrin e QKUK-së është varrosur sot në varresat e fshatit Lugaxhi në Lipjan.
Këtë ngjarje e kanë përjetuar rëndë edhe familjarët e Sokol Halilit, të cilët janë parë tejet të mërzitur nga ngjarja që ka ndodhur shtëpinë e tyre. Pamjet i ka publikuar Indeksonline.