Serbia nuk ka mundur të qëndrojë në Katar më shumë se sa tri ndeshje. Zvicra e ka mposhtur Serbinë në ndeshjen e fundit të grupit, duke bërë që skuadra nga Ballkani të kthehet në shtëpi.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 3-2, një rezultat ky i cili bën që Zvicra ta kalojë grupin dhe të depërtojë në fazë tjetër të kampionatit, ku tashmë nuk ka grumbullim pikësh po eliminim direkt. Pas fitores, Kumanova, vendi nga ku vjen Ardon Jashari ka nisur festën e madhe.
Shqiptarët kanë festuar sepse Zvicra ka mposhtur Serbinë, duke e eliminuar atë nga Botërori. Shtylla kryesore e ndeshjes ishin Xhaka e Shaqiri, e ky i fundit shënoi golin e jashtëzakonshëm për Zvicrën.
Emocionet po vazhdojnë të jenë të pranishme në çdo shtëpi shqiptare, gjithashtu edhe festat e çmendura. Kosovari ka nxjerru derën nga vendi, prej emocioneve të mëdha.