Fifi është në pritje të ëmbël! Këngëtarja dhe partneri i saj Adis Patushi do bëhen për herë të parë prindër. Lajmin e dha vetë këngëtarja gjatë Festivalit të Këngës. Pasi performoi gjatë mbrëmjes së sotme me Flori Mumajesin, Fifi zbuloi se është shtatzënë duke iu referuar kantautorit si “daja i fëmijës tim.”
“Jam në pritje të një fëmije. Deri tani ka qenë sekret, por jam shumë e lumtur.”- u shpreh Fifi ndërsa Flori ndërhyri duke shtuar se ky lajm ishte një nga arsyet kryesore pse erdhi në Fest 61. Ndonëse nuk dha asnjë detaj në lidhje me gjininë apo sa muajshe është, barku i rrumbullakosur ishte i dukshëm.
Foto e Fifit me të dashurin e saj: