Fjolla Morina tanimë është qendër të vëmendjes për eskalimet, shpërthimet në lot e akuzat ndaj estradës shqiptare.
Mbrëmë këngëtarja ka publikuar një video teksa kishte futur qenin e saj në çantën në vlerë prej 31 mijë eurosh derisa po i thoshe “Bubi a po t’rrihet”. Më pas ajo ka postuar pamje teksa e shkatërron këtë çantë të blerë vetëm një vit më parë.
E pas kësaj video, ka reaguar ish bashkëshorti i saj, Fisnik Syla.
Syla i ka dërguar një video Gazetës Insajderi, ku pohon se çantën prej 31 mijë eurosh që Fjolla e ka shkatërruar, ia ka dhuruar ai gjatë kohës sa ishin në lidhje.
Derisa, tutje ndëgjohet të thotë se i ka blerë Fjollës “100 mijë euro veç tesha”
“Shumë gjest i turpshëm dhe i shëmtuar. Ani pse i përbuzë, se ja kam blerë unë. Po ka pasur rastin e vetëm një here ne jetën e saje qe te beje diçka te mire, qe ti shet dhe ato para ti dhuroje për bamirësi. Çanta qe e gjuante ne vlere prej 30.000 mije euro dhe shume gjera te tjera, Turpi nuk paska kufi”, ka shkruar Syla përkrah videos./Insajderi/.