Një ngjarje e rëndë, shumë e rëndë, ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Prishtinë. Një burrë dyshohet tia ketë marrë jetë gruas e tij. Gruaja, që raportohet të ishte e moshës 63 vjeçare, sipas Prokurorisë dyshohet t’i jetë marrë jeta me sëpatë me sëpatë. Në bazë të raportit zyrtar të Prokurorisë, ngjarja makabre ndodhi diku në orët e para të mëngjesit të së premtes.
“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, kanë thënë nga Prokuroria në njoftimin e saj.
Një i afërm i gruas, tha për Nacionale se nuk kanë dëgjuar asnjëherë që çifti të kënë probleme. Ai i tha Nacionalës së ata kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vazjë. Sipas tij, djali i tyrë gjendet në Zvicër, ndonëse shton se akoma nuk ka ardhur. “Nuk kemi degju asnjëhere që të kenë probleme. I kanë dy femijë. Djalë e çikë. Djalin e ka në Zvicër. Ai në Zvicër është. Ende nuk ka ardhë”, ka thënë ai.