3.6 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

Flet babai i foshnjës që u fut me çarçafë në lavatriçe në Spitalin e Pejës: I pashë copëzat e mbetura nga trupi i tij

Një rast skandaloz ka ndodhur së fundmi në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Pakujdesia e madhe e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, ka bërë që në lavatriçën e çarçafëve të futet një foshnje e vdekur. E njëjta u nxor copa-copa nga lavatriçja.

Përkundër insistimit të stafit spitalor që ky rast i tmerrshëm të mbahet fshehur, familjarët kanë njoftuar policinë. Se si ka ndodhur i gjithë rasti, për IndeksOnline rrëfen babai i foshnjës. Ai mes lotësh tregon se si neglizhenca e madhe e spitalit ka tronditur familjën e tij. Babai i foshnjës thotë se dyshimet nga ana e tij lindën sapo pa që Spitali refuzoi ta lirojë trupin e pajetë të foshnjës. Çdo gjë pas këtij momenti, ka thelluar tragjedinë.

Shiko videon më poshtë:

Babai nuk ka ndalur për asnjë çast përpjekjet për të marrë vesh të vërtetën rreth foshnjës së tij të vdekur. Por, e vërteta që mori ishte përtej asaj që ai kishte imagjinuar ndonjëherë. Ai me sytë e tij pa copëzat e mbetura nga trupi i pajetë i foshnjës së tij, pasi mes çarçafësh u nxor nga lavatriçja e Spitalit.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka thënë se po kryhen hetime nga Prokurori i Shtetit dhe Inspektoriati i Shëndetësisë.

“Nga ankuesi, Policia ёshtё informuar pёr njё rast i cili ka ndodhur nё Spitalin Rajonal nё Pejё. Policia menjёherё ka dalё nё vendngjarje, Prokurori i Shtetit, gjithashtu. Nё vendngjarje kanё dalё edhe inspektorёt e shendetёsisё. Rasti, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit dhe inspektorёt e shendetёsisё” thuhet në përgjigjen e Policisë për IndeksOnline.

Burime të IndeksOnline brenda Spitalit të Pejës thonë se Spitali po mundohet me çdo kusht që të fshehë rastin, duke bërë presion tek personeli, që të mos dalë asnjë informatë jashtë Spitalit. Madje, ata po tentojnë që tërë fajin ta bartin në supet e stafit të pastrimit, për të lënë të pastër emrin e stafit mjekësor të Gjinekologjisë.

IndeksOnline ka kontaktuar së pari drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, z. Fazli Shala, i cili ka qenë i paqasshëm. Ndërkohë, pyetjeve të IndeksOnline-it nuk i janë përgjigjur as Prokuroria Themelore e Pejës, Ministria e Shëndetësisë, e as Inspektoriati Shëndetësor.

Në anën tjetër, nga Spitali është deklaruar vetëm ushtruesi i detyrës së drejtorit të Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Selman Kelmendi.

Ai thotë se ka persona të suspenduar sa i përket këtij rasti, i cili po vazhdon të hetohet nga Inspektoriati, Policia dhe Prokuroria.

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...