Dy gra janë plagosur me armë zjarri paraditen e së shtunës në Fushë-Kosovë. Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se viktimat dyshohet se janë plagosur nga një burrë, i cili ndodhet në arrati.
Dëshmitarët e që kanë parë rastin e plagosjes së dy grave sot në Fushë Kosovë, kanë rrëfyer ngjarjen për Klan Kosovën. Sipas vajzës e cila ka parë të plagosurat të shtrira në rrugë, njëra dyshohet të jetë rreth të 50tave, kurse tjetra rreth të 30tave, që të dyja, dyshohet se janë plagosur nga një burrë vetura i cili është identifikuar por që akoma gjendet në arrati, transmeton klankosova.tv.
Shiko videon më poshtë: