30-vjeçarja Hülya Yılmaz dhe foshnja e saj 6-muajshe Ayşe Vera Yılmaz u shpëtuan 29 orë pasi qëndruan në rrënojat e ndërtesës, e cila u shemb në tërmetin me epiqendër Kahramanmaraş që preku 10 provinca në distriktin Odabaşı të Hatay.
Ekipet që kryenin operacionet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e banesës Zekiye Kırat në rrugën Uğur Mumcu në rrethin Odabaşı të rrethit Antakya dëgjuan një zë që vinte nga rrënojat, raportojnë mediat turke. Nëna Yılmaz dhe foshnja e saj u dërguan në spital për trajtim. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në zonë. Në orët e para të mëngjesit të së hënës Republika e Turqisë dhe Siria janë goditur nga një tërmet shkatërrimtar prej 7.8 ballësh duke lënë të vdekur rreth 5 mijë njerëz në të dyja shtetet dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara. Gjithashtu mbi 150 mijë njerëz kanë mbetur pa strehim.
Shiko pamjet më poshtë: