Një foshnjë vetëm dy muajshe ka arritur të dalë e gjallë nga rrënojat që la pas tërmeti i tmerrshëm i të hënës. Ajo doli duke thithur dorën e saj, një instikt që duket se e ka mbajtur gjallë derisa ekipet e shpëtimit arritën ta nxjerrin që andej.
Historia drithëruese vjen nga Elbistan, i cili është ndër epiqendrat e tërmeteve në Kahramanmaraş. Pas tërmetit, vazhdojnë përpjekjet dramatike të ekipeve të kërkim-shpëtimit në Kahramanmaraş. Pas disa orë përpjekjesh, foshnja 2 muajshe Muhammed Doğan Bostan u nxor nga rrënojat dhe u dërgua në spital. Ishte mbresëlënëse të shihej teksa foshnja Muhammed, që u shpëtua 48 orë pas tërmetit, thithte dorën e tij ndërsa po nxirrej nga rrënojat.
Shiko videon: