Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe janë dy vajzat që humbën jetën pasditen e djeshme në aksidentin tragjik te mbikalimi i TEG-ut në Tiranë.
Dy të rejat ishin banuese në Tiranë. Sikela Përroi ishte nga Shalësi i Cerrikut, por jetonte prej kohësh në Tiranë. Ajo ishte diplomuar për Gazetari, ndërsa prindërit e saj jetojnë jashtë shtetit. Akisdenti tragjik që i mori jetën tre të rinjve te mbikalimi i TEG-ut në Tiranë mbrëmjen e djeshme ka tronditur mbarë vendin.
Makina tip Audi që drejtonte 20-vjeçari, Klevis Ruçaj, i cili ndërrroi jetë në spitalin e Traumës ra nga mbikalimit i TEG-ut mbi kofanon e një tjetër makine. Sipas hetimeve paraprake dyshihet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia përtej normave të lejuara, pasui rezulton se Audi po lëvizte me 260km/h.
Gjithashtu nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona, 3 nga makina Audi dhe dy që ndodheshin te makina poshte mbikalimit./AlbEu.com/