Wanda Nara mori edhe njëherë tjetër vëmendjen maksimale pas lançimit të një markë veshjesh intime me emrin e saj. Partnerja e Mauro Icardit, 36-vjeçare, nënë e 5 fëmijëve, shfaqet tepër joshëse dhe më në formë se kurrë, duke marrë komplimente të shumta nga fansat.
Por nuk mbetet pas motra i Mauros. Ivana Icardi ka guxuar më shumë se Ëanda, duke u shfaqur nudo në një pishinë. Motra e sulmuesit argjentinas ndezi rrjetin me foton e saj më të fundit në të cilën shfaqet krejtësisht e zhveshur në pishinën e një hoteli në Marbella, ku kaloi disa ditë duke pushuar.
“Luks i vërtetë është të jesh vetvetja”, ka shkruar ish-konkurrentja e Big Brother. Ivana prej disa muajsh është beqare: ka përfunduar historia e dashurisë me aktorin Hugo Sierra, me të cilin një vit më parë lindi vajzën e saj Giorgia. Nuk munguan edhe komentet e ndjekësve të saj, duke shkruar: “Çfarë sirene”, apo “Kjo foto është infarkt”.