Humaniteti përtej profesionit. Kështu mund të përshkruhet një skenë emocionuese që vjen nga Turqia, vend ky që u godit nga një tërmet shkatërrues në orët e para të mëngjesit të sotëm, shkruan lajmi.net.
Një gazetar turk, gjersa po raportonte drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes, la për pak minuta kamerën dhe shkoi t’u ndihmojë një familjeje që po iknin nga ndërtesat që po rrënoheshin njëra pas tjetrës. Në këto momente të kapura nga kamera “Live”, shihet se si gazetari mban një fëmijë në krahët e tij gjersa e largon nga zona e rrezikut. Kujtojmë se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm ka shkuar në 912, ndërkaq numri i përgjithshëm nga tërmeti që goditi edhe Sirinë, arrin në mbi 1.300 persona.
Shiko videon më poshtë: